Halil Sylejmani nënshkruan me KRU Mitrovicën, për të shfrytëzuar parcelën kampioni i Evropës U-20

Atletika

Halil Sylejmani nënshkruan me KRU Mitrovicën, për të shfrytëzuar parcelën kampioni i Evropës U-20

Nga: K.G. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 14:50
Halil Sylejmani - djathtas dhe Bashkim Kurti në të majtë

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani dhe Bashkim Kurti, kryeshef i ujësjellësit Mitrovica, nënshkruan marrëveshjen për parcelën, që do të shfrytëzohet nga kampioni i Evropës U-20 në hedhjen e gjyles, Muhamet Ramadani.

Kjo nga nënshkruesit e marrëveshjes u vlerësua lartë dhe me bindje se Ramadani do të përgatitet sa më mirë për Lojërat Olimpike – Paris 2024.    

“Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet KRU Mitrovica dhe Federatës së Atletikës së Kosovës.

Image

Sot u nënshkrua marrëveshja ndermet KRU Mitrovica dhe Federatës së Atletikës së Kosovës për dhënie në shfrytëzim të përkohshëm të parcelës - pronë e ujësjellësit për t'u shfrytëzuar nga kampioni evropian U-20 në hedhje të gjyles, z. Muhamet Ramadani dhe trajneri i tij, Shaban Ramadani.

Me këtë rast kampionit tonë i dëshirojmë suksese edhe në të ardhmen!
Faleminderit KRU Mitrovica”,
njofton Kompania Rajonale Ujesjellesi "Mitrovica".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat