Dy rekorde kombëtare

Atletika

Dy rekorde kombëtare

Më: 26 maj 2022 Në ora: 12:05
Dy rekorde kombëtare

Në stadium “Elbasan Arena” u zhvillua për dy ditë më radhë Kampionati Kombëtar i Atletikës për të rritur, event ku morën pjesë 146 atletë nga 10 ekipe (përfshi edhe Kosovën).

Pjesëmarrës në këtë kampionat ishin edhe atletët ukrainas të akomoduar në vendin tonë, që garuan për ekipin e Elbasanit, qytet ku dhe jetojnë prej disa kohësh.

Në garat e këtij kampionati u vendosën dy rekorde kombëtare.

Për femra, Luiza Gega vendosi rekord në garën e 3000 metrave, duke dhënë kohën 8’46”61. Ajo përmirësoi ndjeshëm kohën e mëparshme 8’53”78, që mbahej po prej saj. Ndërsa në garën e 100 metrave, atleti Franko Burraj dha kohën 21”29 (koha e mëparshme ishte 21”45 dhe mbahej po prej tij).

Gega dhe Burraj u shpallën edhe atlëtët më të mirë të këtij kampionati, ndërsa Tirana për femra dhe Vllaznia për meshkuj u shpallën ekipet kampione. Garat patën mjaft rivalitet dhe luftë të fortë sportive, duke përcaktuar edhe sportistët që do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare, në eventet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat