Latifi: Sportistët me potencial si Erzeni do ta kenë gjithmonë mbështetjen time 

Atletika

Latifi: Sportistët me potencial si Erzeni do ta kenë gjithmonë mbështetjen time 

Nga: K.G.. Më: 8 qershor 2022 Në ora: 15:30
Latifi: Sportistët me potencial si Erzeni do ta kenë gjithmonë mbështetjen time 

Erzen Zyberaj ka treguar formë të mirë në garën maratonike të atletikës, që u mbajt në Bursa të Turqisë.

Është një sukses i madh për Zyberajn, duke e zënë vendin e dytë në një konkurrencë të fortë. 

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, shpreh fjalë miradije për atletin. 

“Vrapuesi profesionist nga Rahoveci, Erzen Zyberaj, ka shkëlqyer edhe një herë, duke zënë vendin e dytë në garën 59 kilometra të gjatë që është organizuar të shtunën në Bursa të Turqisë.

Ai është kthyer në Kosovë me medaljen e argjendtë, duke i sjell vendlindjes së tij edhe një sukses të ri. 

Sportistët me potencial si Erzeni do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe të gjithë Komunës së Rahovecit.

Atletin e shkëlqyer, Erzenin, e përgëzoj për çmimin e fituar dhe i uroj suksese edhe në të ardhmen!”, ka shkruar Smajl Latifi në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat