Enis Bytyçi, djaloshi i artë! Mazreku: Jemi kualifikuar direkt për Kampionat Evropian

Atletika

Enis Bytyçi, djaloshi i artë! Mazreku: Jemi kualifikuar direkt për Kampionat Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2022 Në ora: 15:48
Adrian Mazreku e Enis Bytyçi

Djaloshi i artë i Kosovës, Enis Bytyçi, shkëlqeu në Tivar duke u shpallur kampion i Ballkanit U-18, për disiplinën 400 metra në atletikë.

Bytyçi bëri paraqitje brilante duke e zënë vendin e parë në një konkurrencë të fortë. 

Ai me paraqitjen e tij i dha shkëlqim Kombëtares së Kosovës. Bytyçi është anëtar i klubit Malisheva.  

Kryetrajneri i Malishevës, Adrian Mazreku, tha se është rezultat fantastik.

 Ai beson e shpreson se ky djalosh do të arrijë edhe më shumë në bazë të talentit dhe punës që po e bënë.   

Me këtë fitore jemi kualifikuar direkt për Kampionat Evropian që do mbahet në Izrael në javën e parë të korrikut dhe presim të kualifikohemi në gjysmëfinale.

Jemi të vetëdijshëm se Kampionati Evropian është nivel tjetër dhe me kushtet që i ka Kosova është e vështirë të afrohemi në zonën e medaljeve sepse tek vrapimet konkurrenca është e jashtëzakonshme. 

Nëse rritet përkrahja e institucioneve në dy vitet e ardhshme synojmë medalje Evropiane. 

“Këtë garë dhe medaljen e kemi ndërruar tani e 5 vite por në këtë vit kemi qenë të sigurt se do të fitojmë sepse kemi punuar shumë për këtë rezultat”, - tha Mazreku për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

“23 vite ekzistencë. 6 vite punë intensive me atletin Enis Bytyçi.

Medalje e artë ballkanike drejt Kampionatit të Evropës dhe botës”, shkruan në faqen KA Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat