Selektori i Kosovës flet nga Algjeria: Kemi pak probleme me vendosjen!

Atletika

Selektori i Kosovës flet nga Algjeria: Kemi pak probleme me vendosjen!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:59
Selektori i Kosovës flet nga Algjeria: Kemi pak probleme me vendosjen!

Grupi i parë i sportistëve të Kosovës ka arritur në Oran të Algjerisë, ku do të mbahen Lojërat Mesdhetare nga data 25 qershor e deri me 7 korrik.

Atletika përfaqësohet me këta atletë: Muhamet Ramadani (hedhje e gjylës), Astrit Kryeziu (800 metra), Gresa Bakraçi (3000 metra) dhe Alaudin Suma (hedhje e diskut).

Selektori i Kombëtares së Kosovës në atletikë, Bajram Duja, flet për  pritjen dhe atmosferën në Oran po ashtu edhe çfarë synon me katër atletët e tij.   

“Rruga na ka shkuar shumë mirë.

Kemi pak probleme me vendosjen, për arsye se kemi mbërri vonë ne fshatin olimpik.
Përkohësisht jemi vendosur në një objekt.

Po presim të vendosemi në objektin ku do të qëndrojmë deri në kthim.

Atmosfera është e mirë.

Deri në gara kemi kohë për t’u adaptuar dhe stërvitur.

Klima nuk është si kemi menduar.

Temperaturat janë më të ulëta se në Kosovë. Ka frymë dhe kohë pas kohe me shi”, thotë Duja për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Cilat janë synimet?

“Zakonisht synimet e pjesëmarrësve janë fitoret.

Konkurrenca është shumë e fortë, presim që të kthehemi me medalje”, përfundon Duja.
 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat