E grushtuan 20 minuta para startit, atleti francez nuk dorëzohet dhe fiton garën

Atletika

E grushtuan 20 minuta para startit, atleti francez nuk dorëzohet dhe fiton garën

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 16:44
Atleti francez fiton garën

E grushtuan 20 minuta para startit, atleti francez nuk dorëzohet dhe fiton garën!

Atleti francez, Uilfrid Hapio ka shtangur botën teksa ja ka dalë të fitojë garën e vrapimit në kategorinë 400 metra me pengesa, teksa ja ka dalë të triumfojë pavarësisht një sulmi që pësoi 20 minuta përpara garës që e la më një sy të gjakosur, i cili u fashua më pas nga ana e mjekëve.

Hapio u grushtua disa herë në fytyrë nga një person i cili arriti të kalonte sigurinë dhe të sulmonte francezin i cili u shpëtua nga trajneri i tij i cili ndaloi agresorin përpara ndërhyrjes së policisë.

23-vjeçari e injoroi kërkesën e mjekëve të cilët i rekomanduan të mos merrte pjesë në garë me gjendjen e syrit të tij që ishte ende i gjakosur, por Hapio vendosi të garonte dhe të arrinte një fitore mbresëlënëse që u bë virale në rrjet brenda pak minutash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat