Gresa në telashe të mëdha, flet selektori i kombëtares së Kosovës!

Atletika

Gresa në telashe të mëdha, flet selektori i kombëtares së Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2022 Në ora: 16:23
Gresa Bakraçi

Atletja e Kombëtares së Kosovës, Gresa Bakraçi, është në telashe të mëdha në Oran të Algjerisë.

A do të garojë apo jo Gresa në Lojërat Mesdhetare, ende është në dyshim, pasi që ajo po ballafaqohet me një problem shëndetësor.

Selektori i kombëtares së Kosovës në atletikë, Bajram Duja, tregon për gjendjen e saj që po përballet me një grip.

“Po e përcjellim gjendjen, besoj se do të futet në garë.

Nëse nuk ka përmirësime ose përkeqësim, ka mundësi edhe nuk futet në garë. E gjitha varet prej gjendjes shëndetësore.

Deri në shfaqjen e problemeve me fyt, stërvitjet i ka bë me rregull dhe me programin stërvitor që ia ka caktuar trajneri Adnan Demalija”, thotë Duja për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Gresa pritet të garojë në 1500 metra.

“Konkurrenca është shumë e fortë”, thotë Duja.

Edhe Gresa shkurt u përgjigj: “Kam problem me fyt, temperaturë”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat