Zyberaj sprovon veten në një disiplinë të re: Arsyeja, t’i motivoja garuesit e rinj

Atletika

Zyberaj sprovon veten në një disiplinë të re: Arsyeja, t’i motivoja garuesit e rinj

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2022 Në ora: 20:11
Zyberaj

Atletika është në vlugun e garave qoftë vendore qoftë ndërkombëtare.

Karakteristikë e këtij edicioni është edhe një atlet, që deri me tash ka garuar në distanca të gjata mbi 40 kilometra dhe aktualisht ka sprovuar veten edhe në disiplinën 2.000 metra, duke fituar garën “Mitingu 2 Korriku”.

Është Erzen Zyberaj, anëtar i klubit të atletikës Prishtina.

Image

Zyberaj tha se vrapimi në 2.000 metra është një sprovë e re për të. 

Garoni në ultra maratona, cila ishte arsyeja që morët pjesë në 2.000 metra dhe fituat garën?

“Arsyeja ishte thjesht t’i motivoja garuesit e rinj që vrapojnë në këto disiplina. Pasi që nuk me kanë parë akoma vetëm me kanë njohur përmes rrjeteve sociale, vendosa të marr pjesë në këtë vrapim dhe t’i frymëzoj sadopak”, thotë Zyberaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Zyberaj tregon se a ka dallim të madh vrapimi në 2.000 metra dhe në distanca të gjata, mbi 40 kilometra.

“Dallimi është shumë i madh sepse secila nga këto disiplina kërkon përgatitje të veçanta.

Te vraposh 2000 metra mundesh me vrapu vetëm intervale domethënë vrapime të shkurta në mënyrë që të jenë me eksplozive të shpejta. 

Ndërsa ultrat duhet të vraposh distanca të gjata që të krijosh qëndrueshmëri gjatë vrapit”, përfundon Zyberaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat