Rrëfimi tronditës i kampionit olimpik: Më kanë trafikuar kur isha 9 vjeç, ja emri im i vërtetë

Atletika

Rrëfimi tronditës i kampionit olimpik: Më kanë trafikuar kur isha 9 vjeç, ja emri im i vërtetë

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 13:38
Mo Farah

Një rrëfim tronditës ai i bërë nga atleti britanik Mo Farah, kampion olimpik i garave të 5 dhe 10 mijë metrave. Ai ka pranuar se ka mbërritur në Britaninë e Madhe jo me prindërit e tij, si emigrant nga Somalia, siç ka deklaruar gjithnjë, por në mënyrë ilegale, i trafikuar nga Xhibuti, në moshën 9-vjeçare.

“Kur isha 8 apo 9 vjeç, më kanë marrë nga shtëpia ime dhe më dërguan në Gibuti. Më pas, më dërguan me avion në Angli, i shoqëruar nga një grua që nuk e njihja, nuk e kisha parë më parë. Ajo më tha se do të shkonim në Europë për të jetuar me prindërit e mi”, kujton Mo Farah gjatë intervistës për BBC.

“Ajo grua kishte me vete dokumente false për të udhëtuar, ku në ato shkruhej emri Mohamed Farah. Më pas, ajo grua më dërgoi në apartamentin e saj në Perëndim të Londrës. Ajo kishte një copë letër me detajet e prindërve të mi, të cilën e grisi dhe e hodhi në kosh. Aty kuptova se isha në telashe”, tha Mo Farah.

“Këtë emër që kam dhe më njohin të gjithë ma dhanë personat që më trafikuan në Angli. Emri im i vërtetë është Hussein Abdi Kahin. Ajo grua më kërcënonte dhe më duhej të heshtja, ndërkohë që bëja punë shtëpie për të jetuar. Jeta ime ndryshoi kur të gjitha ia tregova mësuesit tim të edukimit fizik, Alan Watkinson”, shprehet atleti britanik.

“Atij i thashë për për identitetin tim, për familjen dhe faktin që isha i detyruar të punoja. Ai kontaktoi me shërbimin social, duke më ndihmuar dhe iu besova një familje nga Somalia. Familja ime s’ka qenë kurrë në Angli. Ata jetojnë në një fermë në Somali dhe babai im është vrarë”, tha Mo Farah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat