Atletja e akuzuar se është burrë nuk shkon dot në finale

Atletika

Atletja e akuzuar se është burrë nuk shkon dot në finale

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 13:33
Atletja e akuzuar se është burrë nuk shkon dot në finale

Rikthimi në pistë ps 5 vitesh mungesë nuk ka qenë shumë pozitiv për kampionen olimpike dhe të botës, atleten afrikano-jugore Caster Semenya.

Atletja që ka fituar 3 të arta në Lojërat Olimpike dhe dy të arta në botërorë në garën e 800 metrave debutoi në 5000 metra.

Paraqitja e saj la shumë për të dëshiruar, duke mos u kualifikuar dot për në finale. Semenya garoi në baterinmë e barë, ku u rendit e 13-ta më kohën 15’46”12, gati një minutë larg fitueses. Siç dihet, atletja nuk garonte prej vitit 2017, kur u pezullua nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF).

IAAF ndaloi të gjitha atletet ë kanë një nivel më të lartë testosterone se norma të kurohen ose të garojnë në disiplina të tjera. Kështu, Semenya duhet të garojë në garat e shpejtësisë (100, 200 apo 400m) apo ato mbi 3000 metra. “Jam e kënaqur që u riktheva në pistë dhe e përfundova garën”, tha 31-vjeçarja e akuzuar se është burrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat