Kosova me tre atletë në Sllovaki, Sylejmani uron rezultate sa më të mira

Atletika

Kosova me tre atletë në Sllovaki, Sylejmani uron rezultate sa më të mira

Nga: K. G. Më: 22 korrik 2022 Në ora: 20:13
Kosova me tre atletë në Sllovaki, Sylejmani uron rezultate sa më të mira

Atletika e Kosovës përfaqësohet me tre atletë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj.

Synimet janë që të paraqiten sa më mirë në këtë ngjarje të rëndësishme.

Kryetari i Federatës së Atletikës Kosovës, Halil Sylejmani, iu uron atletëve rezultate sa më të mira në Sllovaki.

Atletët Vesa Jusufi, Emine Jenuzi dhe Lorent Mazreku, janë mirë të përgatitur për sfidat në Sllovaki.   

“Tre atletët tanë janë në mesin e Ekipit Olimpik të Kosovës që do e  përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) që do mbahet në Banska Bystrica të Sllovakisë, prej 24-30 Korrik 2022.

Atletët tanë në ekipin Olimpik të Kosovës në Festivalin Olimpik për të Rinj pjesëmarrës janë: Vesa Jusufi në disiplinat 100 metra dhe 400 metra; Emine Jenuzi në disiplinën 200 metra, Lorent Mazrek në disiplinën 1500 metra. 

Së bashke me atletët tanë është edhe trajneri  Xhavit Tahiri.

Federata Atletike e Kosovës, ju uron suksese të gjithë ekipit Olimpik në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Banska Bystrica 2022”, njofton Federata e Atletikes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat