Zymer Alaj: Në mungesë të një stadiumit, pasojat po i vuajnë atletët

Atletika

Zymer Alaj: Në mungesë të një stadiumit, pasojat po i vuajnë atletët

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2022 Në ora: 17:22
Zymer Alaj

Ish atleti i mirënjohur, Zymer Alaj, tha se Kosova ka nevojë për një stadium të posaçëm të atletikës.

Mbretëresha e sporteve është sporti më i ndëshkuar në Kosovë sa i përket infrastrukturës.

Edhe shtegu me tartan në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, nuk është në nivelin e duhur për garat zyrtare.

Mungesë e një stadiumit të atletikës e brengos edhe Alajn.  

“Në mungesë të stadiumit gradualisht shuhet atletika.

Në shtigjet e atletikës zbulohen talentë të rinj të cilët mundem me u radhit në normat ndërkombëtare”, thotë Alaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish atleti shprehet se mungesa e një stadiumit po lërë pasoja të mëdha në përgjithësi. 

“I vuajnë pasojat atletët”, përfundon Alaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat