Gresa Bakraçi e fundit në 1500 metra në Kampionatin Evropian

Atletika

Gresa Bakraçi e fundit në 1500 metra në Kampionatin Evropian

Nga: K. G. Më: 16 gusht 2022 Në ora: 14:46
Gresa Bakraçi

Atletja e Kosovës, Gresa Bakraçi, përfundoi në vend të fundit në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Munih të Gjermanisë.

Një rezultat zhgënjyes dhe më së miri e dëshmon edhe koha e kaluar për 4 minuta e 38 sekonda apo 36 sekonda ngeci nga vendi i parë.

Gresa përfundoi në pozitën e 27-të nga të dy grupet.

Image

Pritej një paraqitje me dinjitoze e atletes tonë, por jo edhe një dështim.

Në ranglistë të përgjithshme nga 27 garuese sa ishin në dy grupe është e fundit.

Gresa nuk e pati ditën e saj, dështoi apo nuk ishte sa duhet e përgatitur, më së miri e di trajneri i saj. Pavaërsisht kësaj, është një zhgënjim i madh me paraqitjen që ka treguar në shteg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat