Halili Sylejmani: Nga Muhameti presim me treguar veten në garat e radhës 

Atletika

Halili Sylejmani: Nga Muhameti presim me treguar veten në garat e radhës 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2022 Në ora: 18:44
Halil Sylejmani është në të djathtë dhe në mes Sebastian Coe, president i Federatës së Atletikës Botërore

Tash e disa ditë në Munih, krahas disa sporteve po mbahet edhe Kampionati Evropian i atletikës, garë që po përcillet me kërshëri nga dashamirët me fanatikë të mbretëreshës së sporteve.

Në Munih është edhe presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, i cili ka pas edhe një takim me presidentin e Federatës së Atletikës Botërore, Sebastian Coe.

Sylejmani tha se është një atmosferë e bukur sportive ashtu si i ka hije mbretëreshës së sporteve, po ashtu flet edhe për atletin e disiplinës teknike përkatësisht hedhjes së gjylës, Muhamet Ramadani dhe atleten e disiplinës 1500 metra, Gresa Bakraçi.  

“Ne si federatën jemi me dy atletë pjesëmarrës.

Është një nder për federatën dhe Kosovën që jemi në mesin e shumë Shteteve evropiane në këtë Kampionat Evropian.

Konkurrenca të Muhamet Ramadani është e madhe, njëheri është edhe një senior i ri, me një përvojë kur të tjerët e kanë shumë më shumë se sa Muhameti, por e ka prezantuar Federatën e Kosovës aq ka mundur. Është një rezultat, pothuajse për moshën e tij, i kënaqshëm.

Nga Muhameti presim që në garat të tjera me treguar veten, sidomos në vitet që do të vijnë. Atletika është sport individual, shumë i vështirë, sidomos në Kampionatin Evropian”, thotë Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ramadani tani fokusin e ka për Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në muajin shtator në Itali. 

“Muhameti do të merr pjesë në Lojërat Mesdhetare të atletikës, nga muaji ardhshëm. Presim që të fitojë medalje”, nënvizon numri një i atletikës.

Sylejmani flet edhe për atleten Gresa Bakraçi, sipas tij, nuk e pati ditën e saj në disiplinën 1500 metra në Munih. 

“Sa i përket Gresa Bakraçit, është një atlete e talentuar, ka treguar rezultate dhe ka fituar medalje nga garat ballkanike, në turnetë evropianë, por në Munih nuk ka qenë dita e saj dhe nuk ka treguar rezultat më të lakmueshëm. Sporti në veçanti atletika i ka karakteristika e saja”, përfundon Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat