Atletët e rinj punojnë me përkushtim në Banjë të Pejës

Atletika

Atletët e rinj punojnë me përkushtim në Banjë të Pejës

Nga: K. G. Më: 23 gusht 2022 Në ora: 14:25
Atletët e rinj punojnë me përkushtim

Me sukses po mbahet kampi veror i atletikës.

Federata e Atletikës së Kosovës, iu ka krijuar kushte jashtëzakonisht të mira për punë atletëve të rinj, të cilën punojnë me përkushtim në Banjë të Pejës.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, vlerëson lart kampin që po mbahet në Banjë. 

Image

“Kampi veror për të rinjtë në kategoritë U12-U14.

Federata Atletike e Kosovës për pesë ditë me radhë është duke organizuar kampin veror për të rijnë U12 - U14 në Banjë të Pejës në këtë kamp janë duke marri pjesë mbi 27 atletë të klubeve nga trevat e ndryshme të Kosovës trajnerët e Federatës Atletike të Kosovës kanë hartuar një program profesional adekuat në bazë të moshës, me qëllim të ngritjes së performancës të atletëve që të ketë vlera edukative dhe sociale. 

Kampi stërvitore ka rendësin e shumëfishtë për atletët e rinj. Motivimi dhe përkushtimi për sportin e atletikës për të ngritur njohuritë dhe rezultatet në këtë sport”, njofton federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat