Luiza Gega merr vlerësimin e lartë, kampiones së Europës u jepet titulli “Qytetar Nderi”

Atletika

Luiza Gega merr vlerësimin e lartë, kampiones së Europës u jepet titulli “Qytetar Nderi”

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 13:32
Luiza Gega

Të hënën ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” të Bulqizës për kampionen e Europës, Luiza Gega.

Në qytetin e minatorëve të Bulqizës do të organizohet ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” kampiones europiane Luiza Gega.

Pas fitimit të titullit kampione e Europës, Luiza Gega është vlerësuar dhe nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës.

Mësohet se  ditën e sotme, me konsensus të plotë i është dhënë titulli “Qytetar Nderi”, kampiones Luiza Gega.

Atletja shqiptare u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë.

Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat