Atletët e Roganës shkëlqejnë në Kampionatin e Kosovës

Atletika

Atletët e Roganës shkëlqejnë në Kampionatin e Kosovës

Nga: K.G. Më: 20 shtator 2022 Në ora: 18:36
Atletët e Roganës shkëlqejnë

Atletët e Roganës shkëlqejnë në Kampionatin e Kosovës, që u mbajt në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Edhe një sukses për klubin e Roganës, klubi më i organizuar në vendin tonë.

Këto rezultate janë edhe një dëshmi e punës që bëhet në këtë mjedis nga kryetrajneri Zijadin Kryeziu.

 “Në stadiumin ‘Liman Gega’ në Malishevë u mbajt Kampionati i Kosovës për seniorë, pas fitores bindëse ditë më parë në Kupën e Kosovës edhe në këtë Kampionat  ishim më të mirët. 

Image

Musa Hajdari

Atletët tanë arritën këto plasmane:

Musa Hajdari në disiplinën 1500 metra,3000 metra, 4x100 metra, 4x400 metra zuri vendin e parë.
Astrit Kryeziu në disiplinën 400 metra, 800 metra, 4x100 metra, 4x400 metra zuri vendin e parë.

Leon Thaçi në disiplinën 100 metra vendin e dytë, në 200 metra vendin e tretë, 4x100 metra dhe 4x400 metra vendin e parë.

Ardison Tahiri në disiplinën 800 metra vendin e dytë, 4x100 metra dhe 4x400 metra vendin e parë. 

Image

Astrit Kryeziu

Ne si kryesi e klubit i falënderojmë atletët dhe trajnerët për arritjen e këtyre sukseseve, falënderojmë sponsorin "BRICKOS Shpk" i cili ka qenë pjesë e pandashme e këtyre sukseseve.

Kampionati dhe Kupa e Kosovës për Seniorë janë garat më të rëndësishme shtetërore, Rogana është fituese me plotë meritë e këtyre dy eventeve shtetërore”, njofton KA Rogana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat