Muçaku, kapiten i veteranëve të Kosovës

Atletika

Muçaku, kapiten i veteranëve të Kosovës

Nga: K.G. Më: 21 shtator 2022 Në ora: 14:51
Muçaku

Atleti veteran, Agron Muçaku, është emëruar kapiten i kombëtares së Kosovës për veteran.

Muçaku do të përfaqësojë Kosovën në garat ballkanike që do të mbahet në Selanik.     

“Federata Atletike E Kosovës respektivisht kryetari i komisionit të atletëve veteran të Kosovës, z Adnan Tahiri, së bashku me miratimin e z. Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës dhe bashkëpunëtorëve të tij më nderuan që të jem kapiten i reprezentacionit të atletëve veteran të Kosovës për pjesëmarrjen në edicionin e 31 të Kampionatit Ballkanik për Atletët Veteran, që do të mbahet në Selanik - Greqi prej datës 23 deri 25 shtator 2022.

Me këtë rast ju shprehi falënderim kolegëve për besimin e dhënë duke premtuar që këtë titull nderi do ta arsyetoj me organizim dhe medalje të fituara”, ka shkruar Muçaku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat