Luiza Gega tregon a u ndje e përdorur nga politika pasi u shpall Kampione

Atletika

Luiza Gega tregon a u ndje e përdorur nga politika pasi u shpall Kampione

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 15:47
Luiza Gega

Atletja Luiza Gega u prit me ceremonia nga qeveria dhe u nderua pasi u shpall Kampione Europe, në garën 3000 metra me pengesa. Ajo marshoi me një automjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku shoqërohej nga trajneri i saj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Në hyrje të kryeministrisë Luiza Gega u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili i puthi edhe duart. Gjatë një interviste për Panorama Plus, atletja tregoi a është ndjerë e përdorur nga politika.

Ajo u shpreh se në të gjithë botën sportistët me medalje priten si heroj, duke theksuar se njerëzit “ngatërrojnë bindjet e tyre politike me një vlerësim që duhet të bëhet nga kushdo parti që është në pushtet.”

Të shumtë kanë qenë edhe komentet se jeni përdorur nga politika, e ka ndjerë një fakt të tillë Luiza?

 “Jo, nuk jam ndjerë e përdorur. Shiko, në të gjithë botën po ta shikoni sportistët kur arrijnë medalje të mëdha priten si heronj dhe unë thjesht kam qenë shumë e lumtur që kjo gjë po ndodh më në fund dhe te ne.

Mendoj që gjithmonë do të ketë njerëz që ngatërrojnë bindjet e tyre politike me një vlerësim që duhet t’i bëhet një sportisti nga kushdo parti që është në pushtet”, u përgjigj ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat