Sylejmani: Kjo garë e ka dhënë provimin e vet

Atletika

Sylejmani: Kjo garë e ka dhënë provimin e vet

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 13:09
Sylejmani

Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, vlerëson të suksesshëm Gjysmë Maratonën dhe Maratonën ndërkombëtare “Prishtina 2022”.

Është hera e parë që u zhvillua gara e dyfishtë, Maratona dhe Gjysmë Maratona, e cila u përcoll me kureshtje edhe nga dashamirët më të flaktë të këtij sporti. 

Sylejmani tha se është gara më e madhe në vendin tonë. 

Image

Në Maratonë morën pjesë 784 garues.

“Kjo maratonë është jo thjeshtë e rëndësishme por është e super rëndësishme sepse kjo garë mbahet e 20-ta me radhë sepse kjo garë e ka dhënë provimin e vet duke sjellë garues me renome ndërkombëtare që nga viti 2001 deri më sot…

Kjo maratonë është më e vogël nga pjesëmarrja nga jashtë sepse nuk kemi pasur guxim t’i ftojmë që të marrin pjesë.

Në gjithherë i kemi bërë garat në muajin maj ose prill mirëpo këtë e kemi prolonguar pikërisht për shkak të frikës nga pandemia, andaj nuk kemi mundur ne edhe pse e kanë ditur të gjithë që është e proklamuar të vijnë, por pak, shumë pak ka nga jashtë, po mendoj ata elitar sepse të tjerë ka mjaftë”, tha Sylejmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat