Krasniqi: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ismet Abazit

Atletika

Krasniqi: Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ismet Abazit

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 23:45
Ismet Abazi

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i shpreh ngushëllime familjes së Ismet Abazit.

Kosova mbetet pa një ish atlet të shquar, pa një sportist. Abazi dje ka ndërruar jetë dhe sot iu dha lamtumira e fundit. 

“Telegram ngushëllimi për vdekjen e Ismet Abazit, e nderuara familja Abazi, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ismet Abazit, ish atlet i njohur, jo vetëm i Kosovës.

Abazi ishte reprezentues i ish-Jugosllavisë në disiplinat 800 metra, 1500m. 3000 m. dhe stafetë me pengesa 4X400 m.

Falë sukseseve të njëpasnjëshme, Ismeti arriti suksesin më të madh në karrierën e tij, kur mori pjesë në Lojërat Olimpike Montreal 1976.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë lëvizjes olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, Federatës së Atletikës së Kosovës, miqëve dhe gjithë dashamirësve të sportit”, ka shpreh ngushëllime Krasniqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat