Atletja gjermane vrapoi shtatzënë 5km në 17:31 minuta

Atletika

Atletja gjermane vrapoi shtatzënë 5km në 17:31 minuta

Më: 7 janar 2023 Në ora: 15:27
Atletja gjermane vrapoi shtatzënë 5km në 17:31 minuta

“Jam shtatzënë jo e sëmurë”. Gesa Krause, kampionia gjermane e atletikës, është duke rrealizuar diçka që jo shumë atlete munden të bëjnë.

Ajo do të behët nënë por në të njëjtën kohë dëshiron të qëndrojë gati për garat që e presin pas pak muajsh.

Pak ditë më parë, tre herë fituesja e medaljeve të arta në Olimpiadë dhe dy herë kampionia e Evropës në garën e 3000 metrave me pengesa, ka qenë protagoniste e garës që mbahet çdo vit në këtë periudhë në qytetin e Trier.

30-vjeçarja u rendit e 20 në garën e 5000 metrave me kohën e 17 minutave e 13 sekondave. Pjesëmarrja e saj në këtë garë habiti të pranishmit, të cilët në fund përfituan nga rasti të bënin fotografi me kampionen.

“Po mundohem që të tregoj se sporti mund të lidhet mjaft mirë me këtë fazë të jetës që po kaloj unë. Nuk prisja kurrë që të vrapoja kaq fort në javën e 22-të të shtatzënisë”, tha Krause.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat