Drita Islami me rekord në 400 metra 

Atletika

Drita Islami me rekord në 400 metra 

Nga: Shaban Sinani Më: 29 janar 2023 Në ora: 12:38
Drita Islami

Atletja shqiptare Drita Islami e klubit të atletikës Rabotniçki nga Shkupi, vitin 2023 e ka filluar ashtu siç dëshironte, në garat e zhvilluara në palestër Kampionati i hapur i Bullgarisë, ajo e ka thyer rekordin që e mbante vet në disiplinën 400 metra me rezultat 55 sekonda e 95 të qindtat, me çka paralajmëron se ajo  gjatë këtij viti  do të atakon për plotësimin e normës olimpike. 

Pas arritjes të rekordit të ri në 400 metra Drita Islami në faqen e  facebookut ka shkruar:

“Nuk ka asgjë më të mirë se të fillosh sezonin me një Rekord Shtetëror në 400m salla të mbyllura prej 55.95 sekonda, rekordi i vjetër ishte po ashtu i imi 56.35 sekonda.

Ky rezultat do të thotë shumë për mua pas një sezoni jo të mirë me shumë lëndime, më ktheu vetëbesimin dhe më motivon të vazhdoj të thyej edhe shumë rekorde në të ardhmen.

Falënderim i madh për trajneren time Aleksandra Vojneska që ka shumë besim tek unë  te  FAMV dha KA “Rabotniçki” për mbështetjen”.

Drita Islami sot do të garon në disiplinën  800 metra ku  gjithashtu shpreson ne  rezultat të mire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat