Muhamet Ramadani, atleti më i mirë për vitin 2022

Atletika

Muhamet Ramadani, atleti më i mirë për vitin 2022

Nga: K. G. Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 22:39
Shaban Ramadani, Halil Sylejmani dhe Muhamet Ramadani

Muhamet Ramadani është laureati i vitit 2022, i shpallur nga Federata e Atletikës së Kosovës.

Ramadani, reprezentues i Kosovës, që garon në disiplinën teknike përkatësisht në hedhjen e gjylës, është më i miri. 

Ai ndihet krenar për epitetin e më të mirit, një motiv shtesë për sukseset gjatë këtij viti.

“Shpallja e sportistit të vitit nga Federata Atletike e Kosovës, ku Meti u shpall sportisti më i mirë i vitit 2022 në të gjitha grupmoshat”, ka shkruar trajneri i Metit, Shaban Ramadani. 

Manifestimi u mbajt në hotelin “Sirius”, ku morën pjesë personalitete të shumta sportive. 

Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, e vlerësoi si vit të suksesshëm vitin 2022, me shpresë se vitit 2023 do të jetë edhe më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat