KA Mitrovica: Viti i 6-të radhazi që nuk largohemi nga froni

Atletika

KA Mitrovica: Viti i 6-të radhazi që nuk largohemi nga froni

Nga: K.G.. Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 16:52
KA Mitrovica

Klubi i atletikës Mitrovica mburret me të arriturat në vitin 2022.

Synimi i këtij klubi, është që të shënojnë rezultate edhe më të mira gjatë këtij viti.

“U bë viti i 6-të radhazi që nuk largohemi nga froni!

Edhe pse shumë vështirësi, në mungesë të kushteve elementare për stërvitje prapëseprapë nuk ndalemi dhe jemi të etur për suksese.

Që nga viti 2017 jemi ne në front dhe nuk po largohemi nga aty, falë punës dhe përkushtimit të atletëve dhe trajnerëve po ashtu edhe mbështetjes nga kryesia e klubit, arritëm që për të 6-tën herë radhazi të shpallemi si klubi më i mirë i vitit, kjo tregon që ky sukses nuk është i rastësishëm por fal punës së të gjithëve së bashku në klub.

Për të arritur këtu ku jemi normalisht që kontributin më të madh e kanë atletët e klubit që kanë qenë më të suksesshmit gjatë vitit që lamë pas, vlen të ceket suksesi i atletit Sinur Hajzeri i cili është i dyti më i miri i Kosovës për grup moshat U14, po ashtu edhe Dionit Aliu i cili është i treti më i mirë në Kosovë për grupmoshat U16, ndërsa për atletin më të mirë të Kosovës nga atletët elit s’kemi se çfarë të themi pasi që dihet që këtë epitet si më i miri e zotëron tash e sa vite atleti i klubit tonë, Muhamet Ramadani, i cili edhe për vitin 2022 mbeti i pari aty ku ishte. 

Klubi nuk mund të kishte këto suksese pa trajnerin Xhavit Tahiri i cili për të dytin vit shpallet si trajneri më i mirë për klube, por pa ia mohuar punën edhe trajnerëve tjerë të klubit:

Shaban Ramadanin dhe Florent Shabanin të cilët me displinë dhe përkushtim kanë kontribuar në këtë sukses.

Falënderim i veçantë shkon për kryesinë e klubit, kryetarin Kasim Beqiri dhe nënkryetarin Nezir Deliu dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që klubi ynë të arrij këtu.

Shpresojmë që viti 2023 të kemi sadopak kushte më të mira pasi qe sukseset nuk do te na mungojnë”, shkruan në faqen e klubit mitrovicas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat