Jeta e Pistoruis, si dhe sa ka ndryshuar pas hekurave?

Atletika

Jeta e Pistoruis, si dhe sa ka ndryshuar pas hekurave?

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 12:34
Oscar Pistorius

Plot 10 vite më parë, më 14 shkurt të vitit 2013, atleti afrikano-jugor Oscar Pistorius vrau ish-të fëjuarën e tij Reeva Steenkamp.

Pas disa vitesh akuzash, mohimesh e gjygjesh pafund, atleti paraolimpik që shkroi historinë, u dënua me 13 vjet e 5 muaj burg.

Gjithsesi, duket se kjo kohë pas hekurave po merr fund dhe Pistorius, tashmë 36 vjeç, pritet të lërë qelinë.

Ai që ka folur për mediat është Peet Van Zyl, menaxheri i atletit, që është intervistuar nga e përditshmja italiane “La Repubblica”.

Ai deklaroi se Pistoruis, këtë muaj apo në fillim të marsit, do të lërë qelinë.

“Mund të dalë në fund të këtij muaji, ose në mars.

Ka kaluar pas hekurave më shumë se gjysmën e dënimit. Ka shumë dëshirë të vijë në Itali, ku ka jetuar, por nuk e di nëse do t’ia japin pasaportën”, tha Peet Van Zyl.

“Gjithsesi, dalja nga burgu varet nga shumë faktorë.

E rëndësishme ishte që ai të takonte prindërit e Reeva. Oscar takoi vetëm babain vjet në qershor, ndërsa nëna e vajzës nuk pranoi

Në të tilla vendime ka shumë politikë, sidomos lëvizjet për të drejtat e grave.

Nëse del nga burgu do të jetë me liri të kushtëzuar”, tha menaxheri i atletit.

Duke folur për herën e fundit që e takoi, ai shton: “Kishte shenja në trup.

Nuk e di përse, nga ndonjë sherr apo jo. Ndoshta dikush është përpjekur ta vr*së.

Unë lajmërova mjekët. Në burg, tani ai lan banjot, kjo është detyra që i kanë caktuar. E ka kuptuar se ka gabuar dhe ka shkatërruar jetën e shumë njerëzve”.

Peet Van Zyl rrëfen se Pistorius ka ndryshuar shumë fizikisht:

“I kanë rënë flokët, thuajse është qeros dhe është dobësuar shumë.

Pi shumë duhan, i ndez cigaret njëra pas tjetrës.

Më parë nuk pinte. Me mua komenton lajmet nga atletika, pasi është ende i apasionuar pas këtij sporti.

Më tha se nuk do të garojë më, pasi karriera e tij ka përfunduar”.

Por çfarë bën tjetër në burg Pistorus?

“Në burg ka nisur të studiojë për administrim biznesi dhe menaxhim të sistemit imobiliar.

Pasi të dalë nga burgu do të nisë të merret me shitje e blerje shtëpish.

Dikur ishte një model, por më pas jeta e tij ndryshoi kur nisi të frekuentojë njerëzit e gabuar.

Një herë i gjeta një pistoletë në makinë dhe më tha se e mbante për siguri”, tha menaxheri i atletit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat