Ramadani para Kampionatit Evropian: Shpresoj të nxjerrim një rezultat të mirë 

Atletika

Ramadani para Kampionatit Evropian: Shpresoj të nxjerrim një rezultat të mirë 

Nga: K. Goca Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 19:30
Muhamet Ramadani e Shaban Ramadani

Atleti Muhamet Ramadani përkundër vështirësive me stërvitje për shkak të stinës së dimrit, megjithatë shpreson se do të arrijë rezultat të mirë në Kampionatin Evropian, që do të mbahet nga data 2 - 5 mars në Stamboll të Turqisë.

Trajneri Shaban Ramadani së bashku me atletin Muhamet Ramadani, presidentin e Federatës së Atletikës së Kosovës, Hall Sylejmani dhe atleten Gresa Bakraqin, nesër udhëtojnë në Turqi.

Trajneri Ramadani shpreson të arrijnë rezultat sa më të mirë në garën e sallave të mbyllura. 

“Është Kupa e Evropës me U-123 që mbahet në Portugali, kurse kjo në Stamboll është gara e parë që e bëjmë këtë vit.

Të shohim se ku jemi, pasi që stërvitjet me gjyle shumë pak kemi punu për shkak të kohës së dimrit.

Shpresoj se do ta nxjerrim një rezultat mjaft të mirë”, thotë Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat