Aliti: Kemi nevojë për një stadium të atletikës, me një kapacitet 3 mijë ulëse 

Atletika

Aliti: Kemi nevojë për një stadium të atletikës, me një kapacitet 3 mijë ulëse 

Nga: K. Goca Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:47
Besim Aliti

Të gjithë po presin në vendin tonë që Kosovës t’i jepet e drejta e organizimit të Lojërave Mesdhetare  - “Prishtina 2030”.

Ditë më parë Kosova aplikoi për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Kjo u konfirmuar edhe nga ICMG.

Deri me tash vetëm Kosova ka shprehur kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Nëse e marrin organizimin e Lojërave Mesdhetare, Kosova do të përfitojë në shumë aspekte sidomos në infrastrukturë sportive, gjithsesi edhe atletika pritet që të bëhet me stadium të vetin.

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, tha se kemi nevojë për një stadium të atletikë.

“Nuk kemi stadium të atletikës dhe kemi nevojë për një stadium të atletikës, me një kapacitet minimumi 3 mijë ulëse”, thotë Haliti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat