Furnizonte atletët me substanca të ndaluara, terapisti rrezikon 10 vite burg

Atletika

Furnizonte atletët me substanca të ndaluara, terapisti rrezikon 10 vite burg

Më: 9 maj 2023 Në ora: 16:06
Blessing Okagbare

Dopingu në botën e atletikës është një nga “armët” më të shëmtuara që përdorin sportistët. Janë të shumta rastet kur atletët janë zbuluar nëpërmjet testeve dhe më pas janë pezulluar.

Por, në rastin e fundit, ai që rrezikon shumë dhe madje deri në 10 vite burg është një terapist amerikan nga Teksasi.

Eric Lira është shpallur fajtor nga një gjykatë federale në Manhattan pasi ka furnizuar me lëndë të ndaluara sprintieren Blessing Okagbare gjatë përgatitjeve të saj për Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021.

Në gjysmëfinalen e femrave për 100 metra në Lojërave Olimpike, Okagbare rezultoi me doping teksa kishte përdorur një hormon që ndikonte në rritjen trupore.

Si pasojë atletja nigeriane është pezulluar me 10 vite nga veprimtaritë sportive, megjithatë tashmë dënimin do ta marrë edhe personi që i ka ofruar susbtancat e ndaluara.

Ndërkaq, dënimi përfundimtar në lidhje me kohën e dënimit për Liran do të jepet në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat