Atleti nga Gjakova, Tirron Mamusha, ka arritur rezultat të lakmueshëm në maratonën “La Valette Marathon 2025” .
Mamusha doli në vend të dytë në disiplinën 10 kilometra me kohë të kaluar për 34 minuta e 12 sekonda.
Mamusha shprehet krenar për këtë rezultat në Maltë.
“Ka qenë një garë e fortë dhe shumë e rëndësishme për mua si atlet.
Jam i kënaqur me rezultatin.
Është një provë e mirë para Kampionatit Evropian”, thotë Mamusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.