Emine Jenuzi shkëlqen në Mitingun ndërkombëtar në Shkup - shpallet më e mira

Atletika

Emine Jenuzi shkëlqen në Mitingun ndërkombëtar në Shkup - shpallet më e mira

Nga: K.G. Më: 3 maj 2025 Në ora: 21:23
Emine Jenuzi

Atletet e atletët e klubit Prizreni shkëlqyen në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Rezultate të lakmueshme që e bëjnë krenarë trajnerin e Prizrenit, Bajram Duja.

Duhet veçuar Emine Jenuzin e cila shpallet atletja më e mirë e Mitingut ndërkombëtar në Shkup. 

Image

KA Prizreni

“Sot në Shkup, atletët e klubit të atletikës Prizreni, morën pjesë në Mitingun Ndërkombëtar të atletikës, organizuar nga klubi atletikës 7 Maji dhe Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut.

Si zakonisht atletët e klubit me traditë mbi 50 vjeçare, e përfaqësuan klubin dhe Kosovën, duke i fituar 2 medalje: 1 medalje ari dhe 1 medalje bronzi.

Emine Jenuzi  - e para në 100 m. 12.76 sekonda dhe u shpall atletja më e mirë e mitingut dhe është shpërblyer me një kupë, në konkurrencën e femrave.

Bardh Telaku  - i treti në 100 metra me 11.52 sekonda dhe

Merve Spahi vrapoi në 3000 m., e cila nuk është diciplina e saj dhe këtë herë mbeti pa medalje,

Ajshe Osi, U16 vrapoi në 100 metra me seniore me rezultat solid për moshën e saj.

Të gjithë atletëve, në emër të kryesisë, kryetarit Gazi Renaku , trajnerit Bajram Duja suksese në garat e radhës!”, njofton KA Prizreni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat