I njohur si raketa, Agron Muçaku fiton medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare

Atletika

I njohur si raketa, Agron Muçaku fiton medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare

Nga: K.G. Më: 15 maj 2025 Në ora: 18:48
Agron Muçaku

Atleti nga Gjakova, Agron Muçaku, i njohur si raketa, ka arritur sukses të madh në turneun ndërkombëtar për veteranët që u mbajt në Shkodër.

Muçaku është stolisur me medalje të argjendtë.

Atleti veteran shprehet i kënaqur me këtë sukses në disiplinën me pengesa. 

“vendi dytë 300 me pengesa, M60-64. 

Në që qytetin e Shkodrës, repektivisht në stadiumin "Loro Boriçi" ishte dita e parë garave ndërkombëtare "Speed Masters Athletic Challenge" në të cilin sipas organizatorit: Federata Shqiptare e Atletikës, Kryetarit të atletëve veteran z. Rudin Bektashi marrin pjesë mbi 40 shtete të botës ndër këto shtete edhe Kosova, të cilën e përfaqësova me dinjitet..

Në disiplinën 300 metra me pengesa për grup moshat prej 60-64 vjet, zura vendin e dytë me kohë 56 sek, duke u stolisuar me medaljen e argjentë. Rival kryesor e kisha kampionin botëror në 60 metra me pengesa francezin Thierry Zapha dhe Kampionin e Kosoves 100, 200,metra Naim Malazezi. Gara ishte e vështirë, por në fund jam i kënaqur me vendin e dytë në këtë garë ndërkombëtare.

Këtë fitore ja dedikoj themeluesit të qytetit të Gjakovës: Sulejman Hadum Agës, i cili e ka përjetësuar vetën por edhe qytetin tonë”, ka shkruar Muçaku në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat