Atletët e Kosovës - gati për EYOF 2025 në Shkup

Atletika

Atletët e Kosovës - gati për EYOF 2025 në Shkup

Nga: K. G. Më: 11 korrik 2025 Në ora: 14:18
Atletët e Kosovës

Atletët e Kosovës po përgatiten për garat e rëndësishme që do të mbahen në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Gjashtë atletë janë në përgatitje të përbashkëta me një qëllim që të janë në formën më të mirë.

“Atletët tanë të rinj janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për të përfaqësuar denjësisht Republikën e Kosovës në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF), i cili do të mbahet nga 21 deri më 27 korrik në Shkup.

Federata Atletike e Kosovës do të përfaqësohet me gjashtë sportistë, të cilët do të garojnë në disiplina të ndryshme të atletikës. Të gjithë këta sportistë kanë treguar përkushtim dhe punë të palodhshme gjatë fazës përgatitore për këtë ngjarje të rëndësishme evropiane:

1. Erisë Avdullahu – 800 metra
2. Medina Fejza – 400 metra
3. Lorina Kadriu – 100 metra dhe 200 metra
4. Luan Mazrekaj – Hedhja e diskut
5. Amar Maxhuni – 800 metra
6. Bardh Telaku – 100 metra dhe 200 metra

Pjesëmarrja e tyre në një nga ngjarjet më prestigjioze të sportit për të rinj në Evropë është dëshmi e zhvillimit të vazhdueshëm të atletikës në Kosovë, si dhe e përkushtimit të këtyre sportistëve për të arritur suksese në arenën ndërkombëtare”, njofton federata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat