Në shkurt të vitit 2025, atleti Jacob Kiplimo nga Uganda vrapoi një kohë të pabesueshme 56:42 në gjysmëmaratonën e Barcelonës, duke thyer rekordin botëror.
Ai ishte 48 sekonda më i shpejtë se rekordi i mëparshëm i vendosur nga etiopiani Yomif Kejelche në tetor të vitit 2024.
Megjithatë, World Athletics vendosi të mos e ratifikojë rekordin, pasi konstatoi se Kiplimo kishte marrë ndihmë të paautorizuar nga një makinë që lëvizte para tij gjatë garës, raporton ‘potballnetwork’.
Po ashtu, u vlerësua se atleti kishte marrë udhëzime nga trajneri gjatë garës, gjë që është e ndaluar sipas rregullave.
Si pasojë, rekordi botëror i rikthehet Yomif Kejelche, i cili mbetet rekordmen me kohën 57:30.
Kiplimo, ndërkohë, së fundmi u shpall kampion bote në Cross Country në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Tallahassee, duke fituar medaljen e katërt të artë në nivel senior në këtë disiplinë që nga viti 2019.
Ai mban gjithashtu medalje e bronztë olimpike dhe botërore në 10.000 metra në pistë, si dhe fitoi maratonën e Chicagos vitin e kaluar.