Atleti 13-vjeçar Dren Mazreku lë pas rivalët nga rajoni në disiplinën deri në 600 metra Atleti i ri kosovar, Dren Mazreku, ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2026, duke arritur një sukses të madh në një miting rajonal të atletikës.
Edhe pse vetëm 13 vjeç, ai garoi në kategorinë U16, ku arriti të triumfojë në disiplinën 600 metra.
Mazreku e fitoi garën pas një finishi dramatik, duke vendosur edhe rekord personal me kohën 1:38.83. Në këtë garë ai arriti të lërë pas atletë nga vende të ndryshme të rajonit, përfshirë Serbinë dhe Malin e Zi.
Ky miting rajonal mblodhi atletë nga Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Rumania, duke e bërë konkurrencën edhe më të fortë. Fitorja e Mazrekut konsiderohet një tregues i qartë i potencialit të tij dhe një fillim shumë premtues për sezonin 2026.