Djaloshi nga Kosova mposhti serbët në qytetin që përmendet shumë nga shqiptarët

Atletika

Djaloshi nga Kosova mposhti serbët në qytetin që përmendet shumë nga shqiptarët

Nga: K.Goca Më: 16 prill 2026 Në ora: 16:03
Pamje nga gara

Një emër që po vjen dhe do të dëgjohet në të ardhmen në sportin e atletikës.

Pa dyshim është atleti i talentuar nga Malisheva, Dren Mazreku.

Gjatë javës që e lamë pas, ai bëri mrekulli.

Dren Mazreku ka arritur më shumë se një fitore, për faktin se mposhti atletët nga Serbia dhe Montenegro, duke vendosur rekord personal në disiplinën 600 metra.

Kjo ka bërë krenarë drejtuesit e klubit dhe vetë trajnerin, Adrian Mazreku.

Një sukses i madh i njomakut që premton shumë për të ardhmen.

Dreni fitoi garën në grupmoshën U-16, në disiplinën 600 metra, me rezultat 1:38.83, një fitore e arritur në Tivar, në qytetin që përmendet shumë nga shqiptarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat