Klara Lukan e Sllovenisë bëri histori në garën 10 kilometra Villa de Laredo, duke thyer rekordin evropian dhe duke u bërë evropianja e parë në histori që theu barrierën prej 30 minutash në rrugë.
Lukan mori fitoren në Laredo me 29:50 minuta për të thyer rekordin e vendosur së fundmi nga Megan Keith e Britanisë së Madhe prej 30:07 në Castellon gjatw muajit shkurt.
Në fakt, kjo ishte hera e katërt që rekordi evropian i 10 kilometrave është thyer këtë vit.
Koha fituese e Lukan ishte gjithashtu dukshëm më e shpejtë se koha prej 30:05 e Lonah Chemtai Salpeter nga Tilburg në vitin 2019, një rekord që nuk u ratifikua si rekord evropian, por ende është në listën evropiane të të gjitha kohërave.
"Kur pashë rezultatin, qava nga lumturia.
Ky është një sukses historik, jam i pari nga Evropa që vrapoj nën shenjën magjike.
Bëra atë që kisha imagjinuar dhe atë që kisha planifikuar me trajnerin Tevzh Korent, i cili besoi tek unë.
Ai më kishte thënë pak kohë më parë se mund ta thyeja rekordin evropian, se isha gati për këtë dhe kjo është ajo që ndodhi", tha Lukan.