Këtë të shtunë, më 30 maj, stadiumi ikonik "Louis II" në Principatën e Monakos do të jetë nikoqir i edicionit të 6-të të Kampionatit Evropian të shteteve në zhvillim (European Challenger Championships).
“Ky kampionat mjaft i rëndësishëm, dhe i organizuar në bashkëpunim me Atletikën Evropiane (European Athletics), mbledh delegacionet elitë nga shtetet evropiane në zhvillim – ku krahas nikoqirit Monako, shtete si: Shqipëria, Andorra, Armenia, Islanda, Kosova, Litenshtajni, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Qiproja, Mali i Zi, Moldavie, Malta, Monako, San Marino Gjeorgjia, Vatikani.
Kosova në këtë kampionat prezantohet me 13 atletë elitë 7 meshkuj dhe 6 femra, të cilët do të garojnë dhe do të përfaqësojnë shtetin tonë në këto disiplina zyrtare:
Konkurrenca e Meshkujve (7):
Muhamet Ramadani – do të paraqitet në disiplinën Hedhje e Gjyles – Ora: 11:15
Alaudin Suma – do të paraqitet në disiplinën Hedhje e Gjyles – Ora: 11:15
Dion Binakaj – do të paraqitet në disiplinën e vrapimit 100m – Ora: 14:30
Leon Thaqi – do të paraqitet në disiplinën e vrapimit 800m – Ora: 15:45
Bardh Telaku – do të paraqitet në disiplinën e vrapimit 200m – Ora: 16:35
Astrit Kryeziu – do të paraqitet në disiplinën e vrapimit 1500m – Ora: 18:00
Mamusha Tirron – do të paraqitet në disiplinën e vrapimit 5000m – Ora: 18:40
Konkurrenca e Femrave (6):
Medina Kutleshi – do të paraqitet në disiplinat 100m (Ora: 14:05) dhe 400m (Ora: 17:10)
Velona Mani – do të paraqitet në disiplinën e vrapimit 800m – Ora: 15:35
Lorina Kadriu – do të paraqitet në disiplinën e vrapimit 200m – Ora: 16:15
Medina Fejza – do të paraqitet in në disiplinën e vrapimit 400m – Ora: 17:10
Gresa Bakraqi – do të paraqitet në disiplinat 1500m (Ora: 17:50)
Merve Spahi – do të paraqitet në disiplinat 5000m (Ora: 18:20)
Paraqitja në Shtafetën Suedeze: Përveç garave individuale, Kosova do të jetë konkurrente e fuqishme edhe në disiplinën mjaft atraktive të Shtafetës Suedeze (100m-200m-300m-400m), ku do të paraqitemi me ekipe të plota në të dyja gjinitë – si te meshkujt (Ora: 19:40), ashtu edhe te femrar (Ora: 19:20)
Së bashku me atletët tanë ka udhëtuar edhe Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, z. Halil Sylejmani, për t'i mbështetur ata nga afër në çdo hap.
Në emër të Bordit Drejtues të Federatës së Atletikës së Kosovës, Kryetari Halil Sylejmani u uron shumë fat dhe suksese sportistëve tanë. Udhëtojmë me pretendime të mëdha dhe kemi besim të plotë se ky ekip do të kthehet me rezultate kulmore dhe do ta lartësojë si gjithmonë flamurin e Kosovës”, njofton FAK.