Hanna Grober dominon në male dhe fiton të artën

Atletika

Hanna Grober dominon në male dhe fiton të artën

Nga: K.G. Më: 7 qershor 2026 Në ora: 16:23
Hanna Grober

Atletja Hanna Gröber befasoi gjithë konkurrencën, por edhe vetveten, duke arritur një fitore të sigurt në garën e femrave në ngjitje dhe zbritje malore në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Vrapimit Off-Road në Lubjanë-Kamnik të dielën (7).

Vrapuesja gjermane e përfundoi garën prej 13 km me kohë 1:09:41 orë, duke lënë pas britaniken Nancy Scott (1:11:07) dhe francezen Nelie Clement (1:11:14), për të fituar medaljen e fundit të artë individuale të kampionatit.

“Zbritja është arma ime sekrete. Në fakt nuk e di pse, por jam shumë e mirë në të,” tha ajo.

Kjo doli vendimtare, pasi ajo e mbylli garën me një avantazh të madh prej 1:26 ndaj Scott. “Është një ëndërr e bërë realitet.

E dija që do të ishte një garë e vështirë në kushte të nxehta dhe të lagështa – por pikërisht kjo më pëlqen,” shtoi Grober.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat