Atleti Muhamet Ramadani zhgënjen, trajneri kritikon 

Atletika

Atleti Muhamet Ramadani zhgënjen, trajneri kritikon 

Nga: K.G. Më: 1 shtator 2026 Në ora: 19:32
Atleti Muhamet Ramadan

Atleti Muhamet Ramadani zhgënjeu në Lojërat Mesdhetare – “Taranto 2026”. 

Ramadani nuk ishte në nivelin siç pritej në hedhjen e gjylës.

Trajneri i Ramadanit, Shaban Ramadani shprehet me tone kritike me rastin e këtij dështimi. 

“Sot, në Lojërat Mesdhetare Meti performoi shumë dobët, duke arritur rezultatin 18.74 metra në hedhjen e gjyles.

Jemi shumë të zhgënjyer me këtë paraqitje, edhe pse me synimin për të luftuar për medalje, ndërsa në fund Meti u rendit i nënti.
Kërkoj falje nga zemra për këtë performancë të dobët. E di që pritshmëritë kanë qenë më të mëdha ,edhe unë kam pritur shumë më tepër nga Meti.

Megjithatë, sporti ka edhe ditë të vështira. Kjo është një përvojë nga e cila do të mësojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për t’u rikthyer më i fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin”, ka shkruar trajneri Ramadani në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat