Këto ishin fjalët e Tyson pas meçit me Roy Jones

Boksi

Këto ishin fjalët e Tyson pas meçit me Roy Jones

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:22
Tyson dhe Roy Jones

Mike Tyson dhe Roy Jones e kanë përfunduar meçin e madh me një barazim ditën e shtunë në Los Angeles.

54-vjeçari Tysonkishte para vetit një kundërshtar 51-vjeçar, që të dy ‘luftuan’ mirë, por meçi u mbyll i barabartë dhe pa ndonjë spektakël me nokaut.

Kështu, pas meçit foli edhe Tyson, ku tha se është i kënaqur me barazim, pasi edhe tifozët e tij ishin të kënaqur me të.

“Unë jam i kënaqur me barazimin, tifozët ishin të lumtur me këtë meç”, tha Tyson.

“Kjo është më mirë sesa të luftosh për kampionate”.

“Tani jemi humanitarë. Ne mund të bëjmë diçka të mirë për botën. Ne duhet ta bëjmë këtë përsëri”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat