Mike Tyson rekord edhe në shitje

Boksi

Mike Tyson rekord edhe në shitje

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:29
Mike Tyson rekord edhe në shitje

Sfida “show” e boksit mes Mike Tyson dhe Roy Jones Jr., e cila u mbyll në barazim, ka patur më shumë se 1 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë).

Një shifër vërtetë e konsiderueshme për një duel bamirësie (8 raunde me nga 2 minuta secili).

Gjithsesi, prania në ring e një legjende si Mike “Iron” Tyson ka bërë që fansat të abonohen dhe të paguajnë për ta parë on-line këtë sfidë, që natyrisht ka gjeneruar edhe shumë të ardhura.

Mike Tyson ka deklaruar se dëshiron të vijojë të duelojë, ndoshta i kënaqur edhe nga interesi i madh që kanë fansat e boksit për të. me shumë gjasa, sfida e radhës do të jetë ajo ndaj Evander Holyfield, që do të sillte të tjera shitje rekord PPV prë një veteran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat