Khabib flet për një duel me McGregor pasi la MMA

Boksi

Khabib flet për një duel me McGregor pasi la MMA

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:36
Khabib flet për një duel me McGregor pasi la MMA

Khabib Nurmagomedov ka shuar të gjitha ëndrrat e ndjekësve të MMA ditën e djeshme duke u shprehur se nuk ka asnjë interes të rindeshet përsëri me Conor Mcgregor.

Tashmë një biznesmen teksa ka inaguruar kompaninë telefonike “Eagle Mobile” dhe është pronar i kompanisë të MMA në rusi “Eagle Fighting Championship”, kampioni i botës mbajti një konferencë për shtyp për të sqaruar të gjitha pyetjet që mund të kishin gazetarët.

I pyetur se nësë do të kthehej përsëri për të luftuar në UFC, Khabib u shpreh se nuk ka asnjë interes, përshkak se nuk ka kundërshtarë të duhur.

“Nuk kam asnjë interes nga pikëpamja e garës. Dustin Poirier dhe Conor Mcgregor do të ndeshen të dy në 23 Janar, dhe un i dorëzova të dy. Pse duhet të ndeshem përsëri me ta, kur ndeshjet ishin të një anshme.”

Sigurisht që Khabib nuk do t’i thoshte jo një shume të mëdha paraje, por shifra që përmend rusi është shumë e çmendur. Nëse Dana White do të më jepte 100 milionë euro të ndeshem ndaj Conor, këtu mund të ketë një problem. Këtu mund të flasim për rikthimin tim”- tha duke qeshur Khabib Nurmagomedov.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat