Viti më i mirë për boksin e Kosovës!

Boksi

Viti më i mirë për boksin e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:24
Bogujevci dhe Mustafiq

Një viti më shumë probleme, për shkak të kohës së pandemisë. Një vit mes frikës dhe krenarisë, kjo e fundit dominoi të boksi i Kosovës! 

Një vit për t’u mbajtur mend dhe vetëm po shënon fillimin e sukseseve të mëdha në rrafshin ndërkombëtar. 
Një vit për mos t’u harruar në boksin e Kosovës sepse arritën suksese brilante në Kampionatin Evropian për të rinj dhe të reja.

Dy medalje, një argjendtë dhe një e bronztë, janë edhe një fitore madhe jo vetëm për boksin por në përgjithësi Kosovën. Boksi po e rikthen shkëlqimin e viteve të 70-ta dhe të 80-ta. 

Image

Po punohet me intensitet të shtuar, por krijohet rend dhe rregull, sukseset po janë të pashmangshme!
Boksierja e talentuar, Alnera Brahimi, tejkaloi të gjitha parashikimet, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian për të reja në Sofje të Bullgarisë. Padyshim se selektori i femrave, Besim Brahimi, është më së i kënaqur sepse është një sukses i madh, sidomos në kohë pandemi. 

Image

Boksieri i ri dhe i talentuar, Remzo Mustafiq, la të gjithë pa fjalë, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të rinj (17-18 vjeçar), që u mbajt në Budvë të Malit të Zi. Selektori i Kombëtares së Kosovës, Shefki Bogujevci, realizoi ëndrrën e tij, duke sjellë medaljen e parë të boksit në konkurrencën e meshkujve në Kosovë, pas 21 viteve që ka përfunduar lufta. Cila është formula e suksesit? 

Përgatitjet e pandalshme që kanë bërë gjatë verës, herë në Durrës  herë në Brezovicë dhanë frytet! Por cili është më i merituari?

E kush tjetër, përveç Latif Demolli, një punëtor i zellshëm, nuk u ndal asnjëherë edhe atëherë kur ishte gjithçka zymtë, ai sillte atmosferë dhe shpresë për jetë! Demolli si lokomotivë, punoi natë e ditë dhe në fund erdhën dhe dy medalje: E argjendta dhe e bronzta, kjo është mrekulli. Boksi është në rrugën e mbarë dhe të rikthimit të shkëlqimit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat