Më 27 dhjetor, festë e boksit profesionist në Pejë! Gjocaj: Kundërshtari i Edmondit është me më përvojë

Boksi

Më 27 dhjetor, festë e boksit profesionist në Pejë! Gjocaj: Kundërshtari i Edmondit është me më përvojë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:01
Më 27 dhjetor, festë e boksit profesionist në Pejë! Gjocaj: Kundërshtari i Edmondit është me më përvojë

Me 27 dhjetor në qytetin e Pejës do të organizohet një spektakël i madh i boksit profesionist ku për herë të parë në Kosovë do të kemi mundësi të shijojmë edhe tre ndeshje për tituj botëror ku do ndeshen Labinot Xhoxhaj kundër Tamas Lodi (UBF Intercontinental Heavy Title), Edmond Zefi ndaj Ferenc Hafner dhe Aaron Molli do të ballafaqohet ndaj boksierit afrikan Hamza Wandera të dy për titullin UBF Internacional.

Po ashtu në këtë aktivitet të madh sportiv do të kemi edhe tre ndeshje tjera profesionale ku prej tyre dy ndeshje priten te jene shumë tërheqëse ku tetovari Lulzim Ismaili do të mundohet që të arrij fitoren e tij të gjashtë në boksin profesionist kurse talenti nga Kosova  i cili jeton dhe vepron në Francë, Alaudin Hasani shpreson shumë se do të debutoj me fitore.

Ndryshe duhet cekur se eventi ne fjalë po organizohet nga dy promotorët e njohur shqiptar Muharrem Gjocaj dhe Avdyl Salihu si dhe me mbështetje nga Federata e boksit te Kosovës dhe Organizim teknik nga kryetari i KB Besa nga Peja, Ragip Bytyqi.

Gjocaj thotë se edhe pse jemi me një pandemi botërore ne kemi vendos që të zhvillojmë këtë aktivitet të madh sportiv. “Edhe pse jemi në gjendje pandemie ne po mundohemi që aktivitetet tona ti mbajmë aktive. Kështu më 27.12.2020 në palestrën sportive Karagaq të Pejës po planifikojmë të zhvillojmë gjashtë ndeshje profesionale ku do paraqiten boksier shqiptar që kryesisht aktivitet e tyre i bëjnë në Evropë e më gjerë.

Ndeshja kryesore do jetë për titull UBF Intercontinental ku Labinot Xhoxhaj do ndeshet me hungarezin e fuqishëm, Tomas Lodi. Xhoxhaj ndihet shumë mirë fizikisht dhe për këtë duhet falënderuar trajnerin, Ramadan Millaku i cili është duke kryer një punë të shkëlqyer në përgatitjetn e Labinotit dhe mendoj se boksieri ynë si cdoherë edhe kësaj radhe do të shkëlej në ring për të fituar titullin e tij të parë në boksin profesionist”, thotë Gjocaj, menaxheri i Labinot Xhoxhaj. Ai shtoi se luftë të bukur pret edhe nga Edmond Zefi i cili do ndeshet me Hafner.

“Kundërshtari i Edmondit është me më përvojë mirëpo fuqia dhe përgatitja fizike është në anën e Edmondit. Ai po përgatitet me trajnerin e tij MARTIN BERKA i cili ka një përkushtim të jashzakonshëm ndaj boksierit tonë që është një super talent. Kemi besim te Edmondi dhe shpresoj se do të tregoj një super luftë për të fituar edhe titullin. Në fund dua të ceki se sukses pres edhe nga boksieri AARON MOLLI,ku është duke u përgatitur me shumë përkushtim”, ta Muharem Gjocaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat