Tyson Fury s’humb kohë, i përgjigjet ashpër Anthony Joshuas

Boksi

Tyson Fury s’humb kohë, i përgjigjet ashpër Anthony Joshuas

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:56
Tyson Fury dhe Anthony Joshua

Tyson Fury i është përgjigjur ashpër Anthony Joshuas, duke thënë se do të fitojë me nokaut në rundin e tretë në meçin e kërkuar nga vetë Joshua për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë.

Joshua i mbrojti titujt e vet IBF, WBA dhe WBO duke e rrëzuar në tapet tri herë Kubrat Pulevin dhe duke e nokautuar atë në rundin e nëntë të shtunën në Londër.

Joshua është tani një hap më afër lutës me kampionin e pamposhtur në WBC, Fury, për kampionin e padiskutueshëm të botës.

Fury e kritikoi Joshuan për intervistën pas meçit në rrjete sociale, duke thënë: “Ai u pyet nëse e dëshiron meçin dhe ai e shmangu pyetjen”.

Ai shtoi: “Dua meç kundër tij. Meçi im i radhës dua të jetë kundër tij. Do ta nokautoj atë brenda tri rundeve”.

Fury është i pamposhtur dhe e mban titullin e vetëm që i mungon Joshuas, prandaj lufta mes tyre do të ishte më e madhja në historinë e boksit.

Duke folur pas triumfit ndaj Pulev të shtunën, Joshua i dërgoi mesazh bashkëkombësit të vet se dëshiron luftë kundër tij.

“Kushdo që i ka brezat dua të luftoj kundër tij. Nëse ai është Tyson Fury, le të jetë Tyson Fury”, tha Joshua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat