Presidenti i UFC-së zbulon shifrën marramendëse të shpenzuar për testet e Covid-19

Boksi

Presidenti i UFC-së zbulon shifrën marramendëse të shpenzuar për testet e Covid-19

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Presidenti i UFC-së zbulon shifrën marramendëse të shpenzuar për testet e Covid-19

Presidenti i UFC-së, Dana White ka zbuluar se këtë vit kanë humbur 17 milionë euro vetëm për t’i testuar të gjithë nëse janë me COVID-19.

Këtë vit të gjitha sportet janë prekur nga pandemia e koronavirusit, e ndër me të prekurat shihet të jetë edhe UFC-ja.

White për TSN tha se shpenzimet për testimet e COVID-19 kanë arritur deri në 17 milionë euro.

“Kemi shpenzuar 17 milionë euro për testet e COVID-19 këtë vit. Dhe mendoni për këtë, 1470 atletë të UFC dhe stafi ishin transportuar, 1 mijë e 700 qind fluturime, 34 fluturime të ndryshme për çdo ditë”.

“Të gjithë flasin sa së vështirë ishte për sportet e tjera. Kemi pas 164 atletë nga 40 shtete të ndryshme dhe ia dolëm të kompletojmë vitin”.

“Dhe meqenëse të gjithë flasin sa mirë është që NBA kishte vetëm 8.8 për qind të prekur nga COVID. E jona ishte 0.8”, shpjegoi ai.

Kujtojmë, se edhe shqiptari Ramiz Brahimaj këtë vit debutojë në UFC, por pësoi humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat