Ja vendi ku u sulmua me armë zjarri ish-boksieri shqiptar

Boksi

Ja vendi ku u sulmua me armë zjarri ish-boksieri shqiptar

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Ja vendi ku u sulmua me armë zjarri ish-boksieri shqiptar

Dy persona u arrestuan për plagosjen e një ish-boksieri 32-vjeçar shqiptar, në Peristeri, të Greqisë. 

Ngjarja e rëndë u regjistrua të martën pasdite në Rrugën Dodecanese në Peristeri kur një 32-vjeçar u sulmua me armë dhe një dorezë të hekurt nga dy persona të panjohur me kapuç.

Konkretisht, dy të huajt, të cilët ishin në makinë kur panë ish-boksierin, zbritën dhe e sulmuan atë. Njëri e qëlloi në këmbë dhe tjetri e goditi me një grusht të hekurt.

Image

Ja vendi ku u sulmua me armë zjarri ish-boksieri shqiptar

Ata më pas nxituan të largoheshin nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas ish-boksieri shkoi vetë në spital për të marrë ndihëm e parë mjekësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat