Nuk ka munguar replika e 'luaneshës'

Boksi

Nuk ka munguar replika e 'luaneshës'

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:27
Nuk ka munguar replika e

Presidenti i UFC-së, Dana White, u shpreh se është i gatshëm të lejojë kampionen e dyfishtë të botës në artet marciale mikse Amanda Nunes të duelojë ndaj Jake Paul, një prej personazheve të njohura të YouTube.

Ky i fundit ka kërkuar disa herë që të përballet në kafaz me ikonat e arteve marciale mikse, një ide që ai e ka konkretizuar duke i ofruar 50 milionë dollarë Conor McGregor.

Gjithsesi, Dana White ka një ide tjetër. “Po mendoj të lejoj Amanda Nunes të ngjitet në kafaz dhe ta zhdëpë në dru në prapanica atë djalosh”, tha numri 1 i arteve marciale mikse.

Nuk ka munguar replika e “luaneshës” braziliane: “Jam gati”, tha Nunes, një prej ikonave të UFC-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat