Boksieri shqiptar shpjegon arsyen pse zgjodhi të vishej si 'Batman'

Boksi

Boksieri shqiptar shpjegon arsyen pse zgjodhi të vishej si 'Batman'

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:14
Boksieri shqiptar shpjegon arsyen pse zgjodhi të vishej si 'Batman'

Reshat Mati ka zhvilluar një përballje interesante boksi gjatë mbrëmjes së djeshme.

Boksieri i njohur shqiptar është përballur me afrikanin, Dennis Okoth.

Mati i njohur ndryshe si "Ariu shqiptar" e ka nokautuar Okothin pas gjashtë rundesh.

Përballja e djeshme i kishte tetë runde, por vetëm pas gjashtë rundesh, Mati arriti fitoren.

Pas meçit, boksieri shqiptar tregoi edhe pse ishte i veshur si "Batman" mbrëmë.

“Kam bërë një sondazh në 'Instagram' që me çfarë veshje të futem në ring, me “Spiderman” apo me “Batman”, deklaroi Mati. 

"Ndjekësit e mi zgjodhën 'Batman'-in dhe unë hyra kështu. Në fakt që në raundin e parë kam dëmtuar të dyja duart e mia. Nuk i ndieja fare, madje edhe këtë pijen tani që po e konsumoj e ka hapur dikush tjetër se unë nuk mundja. Nuk po i ndiej duart fare edhe tani”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat